×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Nuk veproi kundër përhapjes së përmbajtjeve kriminale në Telegram” – Themeluesi i saj flet për herë të parë pas arrestimit të tij

    Insajderi
    06 September 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Themeluesi i Telegram, Pavel Durov falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre dhe tha se ishte i befasuar që ai, si CEO i platformës, u akuzua për krime të palëve të treta.

    Durov beson se në një rast të tillë do të ishte e drejtë të ngrihej akuza kundër Telegramit dhe jo atij personalisht.

    “Autoritetet franceze kishin shumë mënyra për të kontaktuar me mua dhe për të kërkuar ndihmë. Unë isha një vizitor i shpeshtë në konsullatën franceze në Dubai si qytetar francez”, shkroi ai.

    Ruso-francezi gjithashtu pranoi se rritja e përdoruesve në 950 milionë kishte ndikuar në cilësinë e moderimit.

    Themeluesi i Telegramit flet për herë të parë rreth arrestimit të tij

    Themeluesi i Telegram, Pavel Durov falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre dhe tha se ishte i befasuar që ai, si CEO i platformës, u akuzua për krime të palëve të treta.

    Durov beson se në një rast të tillë do të ishte e drejtë të ngrihej akuza kundër Telegramit dhe jo atij personalisht.

    “Autoritetet franceze kishin shumë mënyra për të kontaktuar me mua dhe për të kërkuar ndihmë. Unë isha një vizitor i shpeshtë në konsullatën franceze në Dubai si qytetar francez”, shkroi ai.

    Ruso-francezi gjithashtu pranoi se rritja e përdoruesve në 950 milionë kishte ndikuar në cilësinë e moderimit.

    “Unë i kam vënë vetes qëllim që të përmirësoj ndjeshëm situatën në këtë drejtim. Tashmë e kemi filluar këtë proces brenda vendit dhe do të ndaj shumë shpejt detajet e progresit tonë”, deklaroi 39-vjeçari.

    Ndryshe, Durov ishte arrestuar javë më në aeroportin e Parisit. Drejtësia franceze e akuzon atë se nuk ka vepruar kundër përhapjes së përmbajtjeve kriminale në Telegram, rrjet social i cili ka më shumë se 900 milionë përdorues.

    Durov u arrestua si pjesë e një hetimi kundër një personi të paidentifikuar të nisur më 8 korrik nga Njësia e Krimeve Kibernetike, tha më herët në një deklaratë prokurorja Laura Bekua.

    Hetimi ka të bëjë me përfshirjen e dyshuar në vepra të ndryshme penale, duke përfshirë drejtimin e një platforme online që mundëson transaksione të paligjshme, pornografi me fëmijë, trafik droge dhe mashtrim, si dhe refuzimin për të dhënë informacion autoriteteve, pastrim parash dhe ofrimin e shërbimeve kriptografike për kriminelët, thuhet në deklaratë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark