Mbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate, ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen kundër Milanit.
Ai shënoi me kokë pas një krosimi nga një goditje dënimi për të barazuar 1-1 kundër rosonerëve, shkruan Insajderi.
Goli erdhi në minutën e 23’të, pas një harkimi të bukur të Trent Alexander Arnold.
Më herët shënoi në minutën e tretë sulmuesi i krahut Christian Pulisic, për t’i dhënë epërsinë e hershme ekipit italian.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të xhirove të para të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.org/
🚨🚨| GOAL: KONATE WITH THE EQUALISER!!!
Milan 1-1 Liverpool
pic.twitter.com/bl237uYzWW— CentreGoals. (@centregoals) September 17, 2024