
Sekretarja e shtetit Amerikan për çështje politike ,Victoria Nuland ka falënderuar publikisht presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për siç thotë ajo mbështetjen që Serbia po i bën Ukrainës në këto ditë lufte, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, Nudand nuk përmend në asnjë moment shtetin e Kosovës dhe mbështetjen që po i bëhet Ukrainës nga kosovarët.
Në një postim në Twitter Victoria Nuland po ashtu ka thënë se pret nga Serbia që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjë dhe të ketë përparim të vazhdueshëm drejtë Evropës.
“Jam e kënaqur të flas me Presidentin serb @avucic për të falënderuar Serbinë për mbështetjen e saj për Ukrainën, përpjekjet e vazhdueshme për të adresuar krizën humanitare dhe përkushtimin për stabilitetin rajonal. Ne mirëpresim marrëdhëniet e mira të Serbisë me fqinjët dhe përparimin e vazhdueshëm në rrugën e saj evropiane”, shkruan ajo.