Nuland nuk do të takojë liderët e opozitës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuland nuk do të takojë liderët e opozitës

    Insajderi
    08 July 2016 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndihmës Sekretarja e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland do të vizitojë Kosovën dhe në ndërkohë do të takohet edhe me zyrtarët shtetërorë. Kjo vizitë do të bëhet më 10 korrik, e diele, kurse agjenda e saj është shumë e ngjeshur.

    Lajmi.net merr vesh se takimin e parë, Nuland do ta ketë me presidentin, Hashim Thaçi në presidencë e më pas do t’i takojë edhe krerët tjerë shtetëror.

    Po ashtu, lajmi.net merr vesh se Nuland nuk e ka në agjendë të takojë asnjë nga liderët e opozitës, të cilët i kishte takuar në vizitat e mëhershme, shkruan Lajmi.net, transmeton Insajderi.

    Nuland, me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, do të të diskutojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit, pas Kosovës do ta vizitojë Shqipërinë ku në Tiranë do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptarë.

    Në Shkup ndërkaq, Nuland do të theksoj domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës politike në të cilën ndodhet vendi, mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe do të përkrahë punën e Prokurorisë Speciale.

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, pas Shkupit do të vizitojë Beogradin ku do të flas për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Kosovën dhe integrimin e Serbisë në BE. Në fund të vizitës së saj në Balkan, Victoria Nuland do të udhëtojë për në Qipro. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark