Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, pas takimeve që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, ajo është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa, raporton indeksonline.com.
Nuland sipas agjendës së paraparë, sot do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Branimin Stojanovic, për të përmbyllur vizitën e saj njëditore në Kosovë.
Pas Prishtinës, Nuland do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.