Numër i lartë i fëmijëve të infektuar me Covid-19 në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Numër i lartë i fëmijëve të infektuar me Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    06 February 2022 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    1 mijë e 283 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga kjo ministri kanë treguar se gjatë kësaj kohe të infektuar me virus janë 56 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeç.

    Të infektuar me virus janë edhe 99 persona të moshës 10-19 vjeç, 164 të moshës 20-29 vjeç dhe 222 të moshës 30-39 vjeç.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

    Nga MSH kanë treguar se dy viktima, një burrë dhe një grua janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Prishtinës.

    Ndërsa, 4 viktima, 3 burra dhe një grua janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark