Numër i madh i bashkatdhetarëve po vinë në Kosovë në mbështetje të Kosovës Fituese me nr 137 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Numër i madh i bashkatdhetarëve po vinë në Kosovë në mbështetje të Kosovës Fituese me nr 137

    Insajderi
    06 February 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë më 9 shkurt, numër i madh i bashkatdhetarëve po udhëtojnë drejt vendit për të mbështetur koalicionin për Kosovën Fituese, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e mbështetësve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilët, në masë të madhe, po vijnë për të votuar këtë të diel.

    Mbështetja nga jashtë vendit thekson lidhjen e fortë mes diasporës dhe angazhimit për të ardhmen e Kosovës, ndërkohë që koalicioni për Kosovën Fituese me nr. 137 vazhdon të mobilizojë votuesit për të nxitur ndryshimin politik në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark