Numërimi i 99% të votave: Opozita ka më shumë deputetë se pushteti aktual - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërimi i 99% të votave: Opozita ka më shumë deputetë se pushteti aktual

    Insajderi
    11 February 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese, por me rezultat më të ulët se më 2021.

    Me 2,512 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2,533 sosh, VV prin me 40.83%, PDK e dyta me 22.15%, LDK me 17.59% dhe AAK-NISMA me 7.47%.

    Në bazë të këtyre rezultateve, në parlamentin e ri VV do të ketë 46 deputetë nga 58 sa kishte më 2021. PDK shkon në 25 deputetë, ndërsa LDK merr 20 sosh. AAK-NISMA për momentin kanë 9 deputetë, por për shumë pak vota mund ta humbin njërin dhe ta marrë VV-ja.

    Në total, opozita ka 54 deputetë, ndërsa partia e Albin Kurtit ka 46 sosh. Votat e diasporës mund të kenë ndikim në këtë rezultat, por prapë gjasat janë të mëdha që në fund opozita të ketë më shumë vota se pushteti.

    Për t’u formuar qeveria e re do të nevojiten së paku 61 deputetë. VV në skenarin më të mirë të mundshëm do t’i marrë 51 deputetë pas numërimit të votave të diasporës, gjë që do t’ia mundësonte formimin e qeverisë me anë të deputetëve të minoriteteve joserbe


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark