
Pas një sezoni të gjatë plot emocion dhe shpërblime, IP Petrol po e përmbyll lojën më atraktive në vend – “Mbushe dhe Fito”.
Më 3 Tetor 2025 LIVE, do të shpallet fituesi i premisë së madhe – një veturë Skoda Kamiq, si dhe dhurata të tjera të vlefshme për klientët besnikë siç janë:
– Udhëtim romantik në çift në Antalya,
– Motoçiklet VESPA Primavera,
– 4x Vouchera karburanti nga 50 Euro.
Gjatë muajve të verës, qindra mijëra klientë të IP Petrol kanë marrë pjesë në lojën shpërblyese “Mbushe dhe Fito”, duke fituar shumë shpërblime:
– 5x Udhëtime romantike jashtë vendit,
– 1x Motoçikletë VESPA Primavera,
– 16x Vouchera karburanti 50 Euro, dhe – 20x Abonime vjetore për asistencë rrugore.
Të gjitha këto janë ndarë me shumë transparencë përmes transmetimeve LIVE në Facebook të IP Petrol, duke sjellë emocion dhe besim të shtuar tek konsumatorët.
Ja si mund të ndiqni ceremoninë:
Finalja e madhe do të mbahet më 3 Tetor (e premte), ora 18:30, LIVE në TV Dukagjin dhe në faqen zyrtare të Facebook të IP Petrol, ku tërheqja e shpërblimeve do të transmetohet për publikun.
A do jeni një nga fituesit me fat?
Nëse keni merrë pjesë në fushatën e shpërblimeve të IP Petrol, ky është momenti juaj për të zbuluarnëse jeni fitues i çmimeve të mëdha! Mbani telefonat tuaj gati dhe qëndroni të lidhur me ceremoninë për të parë rezultatet e shpallura.
Fituesit do të kontaktohen përmes të dhënave që keni regjistruar dhe do të kenë mundësinë të tërheqin shpërblimet e tyre sipas njoftimit.
Mos e humbisni emocionin e finales – më 3 Tetor do të shpallet fituesi i madh!
Për më shumë informacione dhe për të ndjekur përditësimet në kohë reale, vizitoni rrjetet tona sociale Facebook, Instagram dhe Tiktok.
Shumë fat për të gjithë, dhe faleminderit që jeni klientë besnik të IP Petrol.