Numërimi i fletëvotimeve nga jashtë, KQZ njofton për kutitë e votimit të numëruara deri në ora 16:00 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërimi i fletëvotimeve nga jashtë, KQZ njofton për kutitë e votimit të numëruara deri në ora 16:00

    Insajderi
    03 March 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

    “Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme”, thuhet në njoftim.

    Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

    Sipas tyre, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark