Numërohen 100% e votave në Gjilan- Bie VV'ja pak, ngritet LDK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen 100% e votave në Gjilan- Bie VV’ja pak, ngritet LDK’ja

    Insajderi
    20 February 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Zgjedhor i Kosovës ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të votave të numëruara në Komunën e Gjilanit. Në përditësimin e fundit janë publikuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Numërimi i afro 80% të votave në këtë komunë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultati kishte qenë ky; LVV ishte renditur me 51.54%, pasuar nga LDK me 21.73, PDK 17.06 si dhe AAK-Nisma 2,73%, shkruan Insajderi.

    Ndërsa sipas numërimit 100 përqind, sërish Lëvizja Vetëvendosje qëndron e para në listë, por me 2 përqind rënie. Tani i ka 51.42 përqind, apo 23 mijë e 814 vota.

    E dyta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u ngritur në 22.17 përqind. Me 10 mijë e 266 vota.

    Me 16.93 përqind në Gjilan renditet Partia Demokratike e Kosovës, me gjithsej 7839 vota.

    E në sy bie, që në Gjilan, ka pas rritje Koalicioni për Familjen, duke dal në listë para AAK e Nisma.

    1203 vota kanë shkuar për Koalicionin për Familjen, apo 2.60 përqind.

    Ndërsa AAK-Nisma, ka mbledhur 1180 vota, ose 2.55 përqind./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark