Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar të dhënat nga numërimi i 3751 qendrave të votimit ose 72.16 për qind, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nga numërimi i deritanishëm në 3751 qendra votimi nga 5199 sosh, Partia Socialiste ka marrë 533.865 vota ose 48.78 %, Partia Demokratike 427.347 ose 39.05 për qind, Lëvizja Socialiste për Integrim 74.380 ose 6.8 për qind, PSD 24.929 vota ose 2.28 për qind.
Përkthyer në mandate për momentin PS ka 75, PD 57, LSI 5 dhe PSD 3.