Numërohen 90 për qind e votave, Jakov Milatoviq do te jetë President i ri i Malit të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Numërohen 90 për qind e votave, Jakov Milatoviq do te jetë President i ri i Malit të Zi

    Insajderi
    02 April 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milo Gjukanoviq më nuk do të jetë president i Malit të Zi – ai ka humbur zgjedhjet presidenciale të 2 prillit prej Jakov Milatoviq.

    Qendra e Numërimit në Malit të Zi tashmë ka numëruar mbi 90 për qind të votave dhe fitorja e Milatoviqit është 60.1 për qind të votave të fituara, ndërkaq Gjukanoviqi 39.9 për qind.

    Më parë edhe Lëvizja Evropa e Milatoviqit e kumtoi fitoren dhe kërkoi nga qytetarët që të festojnë qetë.

    Mali i Zi po përballet me kriza të vazhdueshme politike dhe Gjukanoviq kishte akuzuar vazhdimisht Beogradin për këtë gjë.

    Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se Mali i Zi do të vendosë nëse do të jetë një shtet i mirëfillt evropian apo do të jetë e varur nga Serbia. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark