Numërohen 99.53 për qind të votave, këto janë rezultatet e partive politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen 99.53 për qind të votave, këto janë rezultatet e partive politike

    Insajderi
    11 February 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar sërish të dhënat e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

    Nga 2,521 kutive votimi prej 2,533 sa janë numëruar ose 99,53 për qind e tyre, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 për qind ose 340,641 të votave.

    E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind ose 183,661 vota.

    E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,62 për qind ose 146,815 vota.

    Pas LDK-së është koalicioni AAK-Nisma me 7,46 për qind ose 62,111 vota.

    KQZ sot ka bërë të ditur se do t’i verifikojë edhe një herë votat dhe se ka filluar procesin e numërimit të votave për kandidatët. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark