Numërohen më shumë se gjysmat e kutive të votimit. Nga 5199 në total janë numëruar 2821 kuti. PS prin me 50.5%, PD dhe LSI 46.5%. PSD ka 2%.
Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.