Numërohen të gjitha votat me postë, kush mori vota më pak e kush më shumë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numërohen të gjitha votat me postë, kush mori vota më pak e kush më shumë?

    Insajderi
    04 March 2025 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të gjitha votat me postë të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në platformën elektronike të tyre.

    Nga 100 për qind të votave të numëruara me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 31,963 vota apo 51,57 për qind të tyre, shkruan Insajderi.

    Pas VV’së është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18,933 vota apo 30,55 për qind të tyre.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me 5,878 vota apo 9,48 për qind.

    Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2,000 të votave me postë apo 3,23 për qind të tyre.

    KQZ ka bërë të ditur se ka filluar të bëjë edhe numërimin e votave me kusht. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark