Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka dal me 100 përqind të numërimit të votave në Mitrovicën e Veriut, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas këtyre rezultateve, ku nuk përfshihen votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, janë numëruar vetëm votat e 27 vendvotimeve sa janë në këtë komunë, ku e para ka dal Lista Serbe me 7117 vota ose 81.22 përqind.
Ndërsa e dyta në këtë komunë ka dal Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 499 vota ose 5.69 përqind.
Pas PDK-së vjen Lëvizja Vetëvendosje me 448 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 248 vota. /Insajderi.com