Numri 38 i LDK-së, Besnik Halili, merr mbështetje të madhe në kryeqytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Numri 38 i LDK-së, Besnik Halili, merr mbështetje të madhe në kryeqytet

    Insajderi
    06 October 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Halili, i lindur në Prishtinë në vitin 1978, është një profesionist me përvojë të gjatë në sektorin privat. Që nga viti 1999, ai ka udhëhequr projekte të shumta në fushën e sistemeve të klimatizimit, ventilimit dhe ngrohjes.

    Përveç karrierës profesionale, Halili ka pasur edhe një angazhim të hershëm politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Aktualisht ai është anëtar i Kryesisë së Degës 2 në Prishtinë.

    Kontributi i tij është shtrirë edhe në shoqëri civile, ku ndër të tjera ka shërbyer si Kryetar i Federatës së Notit të Kosovës gjatë viteve 2022–2023.

    Mbështetja për Besnik Halilin është shumë e madhe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, veçanërisht në Degën 2 të qytetit të vjetër.

    Besnik Halili është numri 38 në listën komunale të LDK-së për Asamblenë e Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark