Kandidati për deputet nga LDK me numrin 50, Fadil Aliu ka vizituar BIK-un në Prishtinë.
Ai nga atje ka ndarë mesazhin e rëndësishëm për solidaritet e që kjo të ndikojë në mirëqenien e krejt banorëve në Kryeqytet .
“Së bashku me kryetarin Përparim Rama, ditën e nisëm me vizitën në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me një mikpritje të veçantë nga Mulla Hetem Sopjani. Me këtë rast, patëm një bisedë të shkëlqyer, mbi punët e mira që kemi bërë dhe ato që duhet t’i bëjmë në vazhdimësi, krahas detyrave dhe përgjegjësive që kemi. Bashkësia Islame në Prishtinë, dhe vet Mulla Sopjani, kanë kontribuuar në vazhdimësi në kultivimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare. Duke shtuar kujdesin për tjetrin, bashkërisht punojmë e angazhohemi në forcimin e lidhjeve tona. Mirkuptimi në mes njëri-tjetrit e solidariteti ndihmojnë e ndikojnë në mirëqenien e përgjithshme të banorve të Kryeqytetit”, shkroi ai në “Facebook”.