Kandidati për deputet nga LDK-ja, Ardian Olluri, ka njoftuar se do ta mbajë numrin 58 në listë.
“Në listën më të mirë dhe më përfaqësuese që është ofruar për zgjedhjet e 9 shkurtit, kam nderin të jem pjesë e saj me numrin 58”, ka njoftur ai.
Tutje Olluri, beson se kjo listë do të jetë fituese dhe do të sjell ndryshimin e duhur.
“Besoj fort që kjo listë do të jetë fituese dhe do të sjellë ndryshimin e duhur për vendin tonë.
Kjo është gara ime e parë elektorale, prandaj ju ftoj të më përkrahni”.