Hyzer Rizani, numri 60 i PDK’së ka thënë se ka realizuar takime të rëndësishme në Banullë, Topliqan, Jetë e Re dhe Grackë e Vogël.
Rizani ka thënë se prezent ishte edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi.
“Ditën po e përmbyllim me dy takime shumë të rëndësishme me strukturat dhe anëtarët e Partisë Demokratike, ku u nderuam me prezencën e kryetarit të partisë, z. Memli Krasniqi.
“Falënderoj nga zemra aktivistët dhe qytetarët e fshatrave Banullë, Topliqan, Jeta e Re dhe Grackë e Vogël për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Së bashku, për një Kosovë ma të mirë!”.