Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 99, ka nisur rrugëtimin e saj nga fshati Bibaj.
Ajo tha se ka 99 arsye që ta festojë bashkë me bashkëvendasit e saj nisjen e këtij rrugëtimi.
“Nuk e kam vetëm këtë arsyje,por i kam 99 arsyje që sonte të festoj bashkë me bashkëvendasit e mi në Bibaj dhe Fshat të Vjetër, rrugëtimin tonë të përbashkët katër vjeqar. Sonte,me kënaqësinë e krenarinë më të madhe morra nga ju mbështetje e dashamirësi. Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të ri”, shkroi ajo.