I dyti në komandë të al-Qaedës është vrarë në një sulm nga SHBA-të me dronë në Siri sipas një raporti xhihadist, shkruan gazeta angleze Telegraph.
Nëse vdekja e Abu al-Kahir al-Masri konfirmohet, kjo do ishte një goditje e fortë nda grupit terrorist dhe humbja më e madhe e udhëheqësisë së tyre që nga vrasja e Osama bin Laden-it në vitin 2011.
As al-Qaeda dhe as SHBA-të nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht që 59-vjeçari egjiptian xhihadist është vrarë këtë të diel, por raportet për vdekjen e tij po qarkullojnë mes grupeve xhihadiste dhe rrjeteve sociale, tregon një grup inteligjence i cili monitoron grupet ekstremiste.
Sherif Hazza, një xhihadist egjiptian, ka thënë në profilin e tij në Twitter që al-Masri ka vdekur, dhe që ai kishte folur me të vetëm pak ditë më parë në Siri.
Fotot e një veture të shkatërruar, të cilën besohet që al-Masri ishte duke vozitur, janë duke qarkulluar në media sociale.
Së paku edhe një truproje raportohet të ketë vdekur në këtë sulm.
Al-Masri ishte njëri nga liderët e njohur të al-Qaedas, ishte i martuar me njërën nga bijat e bin Ladenit dhe pronar i një konakut ku janë planifikuar elemente të sulmit të 11 shtatorit.