Snap thotë se përdoruesit po dërgojnë 7% më shumë Snap-e me aplikacionin e ri. Sa i përket performancës financiare, Snap ende nuk është fitimprurës por po i afrohet asaj dite.
Mesa duket Snap po gjen një rrugëdalje. Në tre mujorin e dytë të 2019-ës Snap zbuloi 203 milionë përdorues aktivë të Snapchat, një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë dhe 7% krahasuar me tre mujorin e kaluar.
Lajmi vjen pas disa tre mujorësh në rënie, diçka shumë shqetësuese për investitorët. Jo më pak aplikacioni i ridizajnuar i Snapchat lançuar në Android tre mujorin e kaluar pati një impakt.
Snap thotë se përdoruesit po dërgojnë 7% më shumë Snap-e me aplikacionin e ri. Sa i përket performancës financiare, Snap ende nuk është fitimprurës por po i afrohet asaj dite.
Platforma Snap Discover gjithashtu po merr më shumë angazhim se në të kaluarën. Audienca e Discover u rrit me 35% krahasuar me vitin e kaluar. Koha e shpenzuar çdo ditë në këtë platformë është rritur me 60%.