Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ia kalon atyre sirianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë ia kalon atyre sirianë

    Insajderi
    29 March 2016 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 480 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në Holandë në dy muajt e parë të këtij viti, sipas Ministrisë së Drejtësisë në Holandë.

    Siç është raportuar nga gazeta holandeze News online, megjithatë, shanset që t’i japin shqiptarëve statusin e refugjatit janë praktikisht zero, raporton Insajderi.

    Sa i përket numrit të sirianëve që kanë aplikuar për azil në Holandë, numri ka rënë nga 5,000 në muaj për disa qindra më pak.

    Por sirianët janë ende grupi më i madh nëse përfshijmë edhe familjarët e tyre që vijnë në bazë të skemave të ribashkimit, njofton Dutch News.

    Që nga janari i vitit 2015, vetëm katër shqiptarëve iu është ndarë statusi i refugjatit dhe 795 të tjerëve iu është refuzuar ky status. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark