Numri i të vdekurve shkon në mbi 100, pamje të tjera nga shpërthimet në Iran – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Numri i të vdekurve shkon në mbi 100, pamje të tjera nga shpërthimet në Iran

    Insajderi
    03 January 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy shpërthime kanë vrarë të paktën 103 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë në një ceremoni përkujtimore në Iran që shënon përvjetorin e katërt të vrasjes nga SHBA të Qassem Suleimani, kreut të Forcës Quds të Iranit dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në Lindjen e Mesme.

    Raportet e dëshmitarëve okularë flisnin për dy shpërthime me një distancë prej 10 minutash në qytetin jug-qendror të Kermanit, ndërsa disa raporte flisnin për katër shpërthime të ndryshme, duke sugjeruar se incidenti ishte një sulm shumë i sofistikuar.

    Sipas Irna news, shpërthimi i parë ndodhi 700 metra nga vendi i varrimit të Suleimanit dhe i dyti ishte një kilometër larg.

    Televizioni shtetëror në Iran raportoi se numri i të vdekurve ishte rritur në 103.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark