Numri i njerëzve të zhvendosur për shkak të luftërave ka arritur numrin më të lartë të shënuar ndonjëherë, bazuar në të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Vlerësohet se rreth 65 milion njerëz kanë qenë ose refugjatë ose azil kërkueses në fund të vitit 2015, shkruan BBC.
Kjo është në rritje prej pesë milion njerëzve.
Në ndërkohë, klima e ksenofobisë është rritur në Evropë, ku ka pasur vështirësi për tu përballur me krizën e migrantëve./Insajderi.com