Numri i tigrave rritet për të parën herë në një shekull - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Numri i tigrave rritet për të parën herë në një shekull

    Insajderi
    11 April 2016 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupet për mbrojtjen e shtazëve të egra thonë se është rritur nurmi i tigrave të egër, që gjenden në malet nga Rusia e deri në Indi, për të parën herë në 100 vjetët e fundit.

    Këto grupe kanë njoftuar mbrëmë se afro 3,890 tigra janë shënuar nga aktivistët për mbrojtje dhe qeveritë, në regjistrimin e fundit të bazuar në të dhënat e vitit 2014, përfshirë 433 tigra në Siberi.

    Në vlerësimin e fundit për gjithë botën në vitin 2010, numri i tigrave të egër ishte më i ulëti në të gjitha kohërat, vetëm 3,200 sosh.

    Regjistrimi më i ri u publikua vetëm një ditë para se ministrat nga 13 vende të takohen në Nju Delhi të Indisë në kuadër të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta dyfishuar nurmin e tigrave në botë deri në vitin 2022.

    Këto lloje të shtazëve janë të rrezikuara nga shkatërrimi i hapësirave të jetesës dhe nga gjuetia ilegale për shitje të pjesëve të trupit të tyre në tregjet e zeza./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark