“Numrin tem e kam me veti” – Dimal Basha ironizon me gazetarët kur pyetet nëse i kanë votat për kryekuvendarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Numrin tem e kam me veti” – Dimal Basha ironizon me gazetarët kur pyetet nëse i kanë votat për kryekuvendarin

    Insajderi
    21 April 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është deklaruar sot para mediave, pak para se të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Basha tha se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që Kuvendi të konstituohet, dhe sipas tij, kjo varet edhe nga pjesëmarrja e deputetëve shqiptarë të opozitës.

    I pyetur nga gazetarët nëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ai iu përgjigj me një dozë humori:

    “Numrin tim e kam me vete, besoj që edhe numrat e tjerë janë. Sigurt që ka konsultime. Mendoj që i kemi numrat për qeveri.”

    Deputeti shtoi se përkundër rëndësisë së qeverisë së re, zgjedhja e kryekuvendares është një çështje që i takon të gjitha partive politike, duke përmendur se për momentin Vetëvendosje ka propozuar vetëm një emër – Albulena Haxhiun.

    “Është mendim hipotetik, vetëm Haxhiu është propozimi. Presim dhe shohim. Është habi si sot nuk janë veteranët e luftës të protestojnë,” tha ai në fund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark