Nura për propozimin e VV-së: Dimal Basha si kryeparlamentar është fyerje për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nura për propozimin e VV-së: Dimal Basha si kryeparlamentar është fyerje për qytetarët

    Insajderi
    26 August 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për Dimal Bashën si kandidat për kryetar të Kuvendit.

    Ai e cilësoi këtë vendim si një “surprizë të pakëndshme”, duke thënë se befasoi madje edhe vetë Vetëvendosjen.

    “Propozimi i VV-së është për të ardhur keq. Ata kanë sjellë një emër që i ka befasuar edhe vetë. Besoj se as votat e Vetëvendosjes nuk do të shkonin për Dimal Bashën. Për ne ka qenë një befasi e madhe,” u shpreh Nura.

    Ai shtoi se zgjedhja e Bashës për postin e kryeparlamentarit përbën fyerje jo vetëm për votuesit e VV-së, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Në ushtri kemi një shprehje: ‘Më mirë është një luan që udhëheq 100 gomarë, sesa një gomar që udhëheq 100 luanë.’ Tash, që Dimal Basha të jetë i pari i Kuvendit, është një fyerje për votuesit e VV-së dhe për gjithë qytetarët e Kosovës,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark