Nuredin Dumani i rrëfen të gjitha- I penduari i drejtësisë shpjegon si i kërkuan vrasjen e një gruaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuredin Dumani i rrëfen të gjitha- I penduari i drejtësisë shpjegon si i kërkuan vrasjen e një gruaje

    Insajderi
    10 December 2024 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I penduari i drejtësisë risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjet kriminale ku është përfshirë duke nisur nga eliminimi i Fatmira Dedës një nënë në kërkonte drejtësi.

    “Mu lutën për vrasjen e Fatmira Dedës”, kujtoi i penduari duke akuzuar Festim Qolin, i cili po shqetësohej nga gruaja sepse ajo kërkonte nga drejtësia gjetjen e autorëve që i vranë të birin Ervisin. Për ta vrarë nënën, Dumanit ju premtuan 40 mijë euro, i cili tha se gjeti si ndihmës Talo Celën.

    Ky i fundit megjithëse vlerësoi se krimi kushtonte më tepër vendosi ta mbyllë porosinë me parashikimin se do ju duheshin për punët e tjera. Me një përshkrim të detajuar ky ekspozohet forca brutale e grupit, dhuna dhe nga ana tjetër qytetarët që përpëliteshin nën sulmet e armatosura, Nuredin Dumani nxori nga kujtesa rolin e secilit. Për Festim Qolin u shpreh se do ti njoftonte përmes fjalës kuçe ‘erdha”, sapo të konstatohej se gruaja po afrohej me automjetin e saj . “ Talo e qëlloi me thikë që mos të ngjante si vrasje me pagesë por të dukej si grabitje” . Gruaja bërtiti derisa sa dha shpirt. Njësoj kishte bërtitur edhe kambisti që u sulmua me leva nga Ilirian Feci, Talo Çela dhe Gentian Sharra.

    ‘Një moment Talo e qëlloi në fytyrë dhe ai ra përtokë, nuk foli vetëm rënkoi”, kujtoi Dumani për 60-vjeçarin. Anëtarët e grupit u përshkruan njësoj të dhunshëm edhe për grabitjen e një kasaforte në Vilëbashtovë, dhe për episode të kryera ndër vite prej të akuzuarve. Gjatë dëshmisë i penduari u ndërpre nga ish shokët e grupit të cilët janë para drejtësisë sipas dosjes së pagëzuar Plumbi i artë, i cili për llogari të drejtësisë qëlloi 18 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark