Nuredin Dumani i thotë të gjitha, zbulon aplikacionin ku kryhen porositë e vrasjeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuredin Dumani i thotë të gjitha, zbulon aplikacionin ku kryhen porositë e vrasjeve

    Insajderi
    20 May 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thyerja e aplikacionit të komunikimit “Sky ECC” nga policia, ka sjellë një numër të lartë arrestimesh në të gjithë Ballkanin dhe të gjithë botën. Pjesë e këtyre arrestimeve kanë qenë qindra shqiptarë, që nga Britania e Madhe, Belgjika, Holanada etj… e deri në Amerikën Latine.

    Por mesa duket, bandat kriminale kanë zbuluar një tjetër metodë për të komunikuar. Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”. Pikërisht ky aplikacion përdoret edhe në Shqipëri nga bandat kriminale për të kryer porosi, nga trafiku i drogës deri tek porositë e vrasjeve.

    Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer së fundmi në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

    Nuredin Dumani përmes dëshmisë së tij ka zbardhur skemën, duke nisur nga porositësit dhe deri te atentati i dështuar ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë Lulzim Masha. Shoku i Suel Çelës sipas Nuredin Dumanit ishte i interesuar të vriste Mashën. Porosinë Dumani e ka marrë nga Çela. Në dëshminë e tij ai tregon me detaje gjithçka.

    Për të kryer porosinë Dumani ka kërkuar 200.000 Euro, por ai i ka ofruar shumën prej 150.000 Euro.

    “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark