Nuredin Dumani shpërthen në gjyq: Pa ua ngrënë hallvën të gjithëve… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuredin Dumani shpërthen në gjyq: Pa ua ngrënë hallvën të gjithëve…

    Insajderi
    04 March 2025 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuredim Dumani ka vijuar edhe këtë të martë të japë dëshminë e tij para gjykatës në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, një histori vrasjesh e krimesh të ndryshme të kryera mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit, por edhe jashtë Shqipërisë.

    Ai ka treguar sesi e ka njohur Agron Qolin, ndërsa në fund është përplasur edhe me të akuzuarit e tjerë, shkruan A2 CNN.

    Avokati Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?

    Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.

    Avokati: Me kë punonte aty?

    Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

    Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

    Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

    Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

    Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

    Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

    Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

    Në vijim, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u përplas edhe të martën e kaluar me te bashkëpandehurit, e arrestuar pas dëshmisë së tij.

    Komentet e lëshuara nga të pandehurit në drejtim të tij Dumani ju përgjigj: “Nuk vdes unë. Pa ju ngrënë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua”.

    Ndërsa i pandehuri Enver Diva ju përgjigj me ton të lartë nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja hajë hallvën njëri-tjetrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark