Nuredin Ibishi në Hagë pyetet për një fotografi me Adelina Ismailin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuredin Ibishi në Hagë pyetet për një fotografi me Adelina Ismailin

    Insajderi
    12 April 2022 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

    Ibishi është pyetur për një fotografi të shkrepur në fshatin Bradash e ku shihej edhe këngëtarja Adelina Ismaji.

    “Është një këngëtare e njohur, Adelina Ismaili. Arif Muqolli është gjithashtu profa. Unë jam i bindur se kjo fotografi burimin e ka nga Serbia”, ka thënë Ibishi.

    Nuredin Ibishi në kohën kur u votua Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës ishte deputet i LDK-së. E prokuroria, e pyeti për votën e tij në vitin 2015.

    “Kam qenë deputet në Kuvendin e Kosovës kur është miratuar. Nuk e kam bërë me vullnet votën për, nga kuptimi se: së pari kur ka nis në Asamblenë e Këshillit të Evropës e dini fort mirë kanë qenë akuzat për trafikim organesh. Ndërsa në hetimet preliminare nga Williamson është konstatuar se Shtëpia e Verdhë, s’ka trafikim organesh. Mirëpo rezoluta është miratuar në KE falë asaj që s’ka pas lobim prej qeverisë. Pa vullnet kam votuar por se isha para dy dilemave: a ta miratojmë e të na gjykohen anëtarët e UÇK-së në vendet demokratike si BE-ja, apo të shkon në Kombe të Bashkuara e të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës. Për këtë arsye ishte vota pro”, u shpreh Ibishi.

    Ai u pyet edhe për raportet me Salih Mustafën.

    “Calin e kam bashkëluftëtar. Asgjë personale nuk kemi. Unë nuk mund të them se e kam mik, pasi s’dalë me të çdo ditë për të pirë kafe a diçka kështu. Nuk e kam takuar para arrestimit, dhe as nuk kam pasur kontakt me familjen e tij”, ka thënë Nuredin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark