Seferi: Tatuazhet e boksierit serb më motivuan që të luftoj më shumë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Seferi: Tatuazhet e boksierit serb më motivuan që të luftoj më shumë

    Insajderi
    23 May 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitorja e “Tajsonit” shqiptar, Nuri Seferi, ndaj serbit Krstin, me tatuazhe në gjoks të krimineleve serbë, një luftë e vështirë për t’i kontrolluar emocionet.

    Një garë e madhe boksi është zhvilluar të shtunën në Olten, para qindra shikuesve, në sallën e qytetit.

    Lufta e vitit është quajtur ky event për boksierin shqiptar Nuri Seferi. Krahas Seferit dorëzat kanë kryqëzuar dhe disa boksierë të tjerë shqiptarë të kategorive të ndryshme.

    Por, për Nuriun dhe shumë tifozë, që kishin mësyrë sallën e qytetit, lufta kundër serbit Dusan Krstin, me tatuazh në gjoks kriminelin e luftës, Ratko Mlladiç, ishte emocionuese dhe njëherit mjaft provokuese, sidomos gjesti i tij me ngritjen e tre gishtërinjve, simbol i çetnikëve serbë.

    “T’ju them sinqerisht, për mua ishte me shumë se një ndeshje, për arsye se kisha shumë emocione. Po të ishte një gjerman, italian, anglez apo ndonjë tjetër, do të kisha të tjera emocione, por para këtij kundërshtari kisha shumë emocione. Sidomos në matjen e peshës, kur ia pashë ato tatuazhe. Normalisht, janë gjëra që si sportist duhet ta ruaj qetësinë, por tatuazhe të tilla janë shumë provokuese”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se fakti që ka luftuar ndaj një boksieri që mban tatuazhe të tilla e ka motivuar atë, ka thënë ai në një intervistë për albinfo.ch

    “Kjo faktikisht më motovoi më shumë, që të luftoj. Dhe në fakt i tregova atij nga raundi i parë e gjatë gjithë kohës se nuk bëra asnjë hap mbrapa. Unë e kërkoja luftën, por ai, duke qenë se ishte më i gjatë, e shfrytëzoi këtë përparësi, megjithatë nga raundi në raund arrita që në të gjashtin ta godas mirë dhe ta përfundoj ndeshjen me nokaut”.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark