Nushi i PSD-së "qan" pasi Sveçla tha se Kurti sakrifikoi veten duke i lënë ata të pinin duhan, i përmend deputetit edhe 'sakrificat' e veta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi i PSD-së “qan” pasi Sveçla tha se Kurti sakrifikoi veten duke i lënë ata të pinin duhan, i përmend deputetit edhe ‘sakrificat’ e veta

    Insajderi
    14 June 2025 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “mallëngjeu” qytetarët duke treguar një, siç e quajti ai, sakrificë të Albin Kurtit.

    Ai tha: Dua me ju kallxu një sakrificë të vetë Albinit, i cili është jo duhanxhi, madje antiduhanxhi. Ai duronte me orë të tëra derisa ne pinim duhan njëri pas tjetrit në atë dhomën ku i mbanim takimet.

    Në përgjigje ndaj kësaj deklarate, ish-aktivisti i VV-së dhe tash anëtar i PSD-së, Nol Nushi, u shpreh me ironi: M’kujtohet kur e kishim atë zyrën në Pejton. Ishte zyrë e vogël dhe kam bërë një sakrificë të madhe. I mbanim mbledhjet në një sallë të ngushtë dhe më binte me nejt 4-5 orë me Xhelalin e Hysenin. Është zor me i bo këto sakrifica. E patëm caktu me pauzu pak prej Xhelalit e Hysenit, me bo pauza çdo një orë. Dilshim jashtë, rrishim pak, e i lejshim ata mrena.

    Me këtë deklaratë Nushi ka realizuar një video, në të cilën me humor bënë sikur është duke qarë me atë që po thoshte Sveçla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark