“….Me na mbet në dorë”,  Nushi rikthen në vëmëndje kërcënimin e burrit të Haxhiut ndaj Visar Ymerit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “….Me na mbet në dorë”,  Nushi rikthen në vëmëndje kërcënimin e burrit të Haxhiut ndaj Visar Ymerit

    Insajderi
    06 September 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Partisë Socialdeokrate Nol Nushi ka reaguar pasi Ministrja Haxhiu ka thënë se do ta paraqes në polici një qytetar për shkak të një komenti.

    Nushi e ka cilësuar bashkëshortin e Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi si “kërcënues kronik”. Duke parashtruar pyetjen se a ka paraqitur rastin në polici ministrja për burrin e saj pasi ai kishte këcënuar Visar Ymerin në vitin 2018.

    “Burri i Ministres se Drejtesise njihet si kercenues kronik. A thu a e ka paraqitë ministrja në polici?”, ka pyetur Nushi në Facebook.

    Ndryshe në Prill të 2018 Visar Imeri kishte denoncuar për kanosje, në polici, bashkëshortin e deputetes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi.

    Rasti kishte të bënte me një SMS’së që Krasniqi i ka dërguar Ymerit.

    Mesazhi i shkruar ishte publikuar në atë kohë në media ku kërcënohej Ymeri nga Krasniqi.

    “O Visar nëse mendon me na mbet ne dore… po te tegojm qefim me te madhe personalisht ua plotsoj dëshirën secilit prej jush klike maskarenjesh nëse luften e pas kthy kunder VV se me gjdo mjet përmes ilirave drenave i cilitdo matrapa dije qe 100 fish ka me tu kthy. Agjende personale ka me ju pase”, i ka shkruar Krasniqi .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark