Nushi: VV po e paraqet sikur vetëm “katunarët e Drenicës e Deçanit” vjedhin, jo ata që dinë anglisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi: VV po e paraqet sikur vetëm “katunarët e Drenicës e Deçanit” vjedhin, jo ata që dinë anglisht

    Insajderi
    28 May 2025 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nol Nushi nga PSD-ja, tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka krijuar një narracion sikur “neve duhet të na vijë turp t’iu themi pse po vjedhin”.

    Nushi tha se VV ka krijuar një tregim “sikur vjedhin katunarët e Drenicës e Deçanit, e jo ata që dijnë anglisht”.

    “Këta po mundohen me kriju një narracion që janë disa njerëz që janë kategori hyjnore, Peci qysh flet veten e tretë.  Fakti që juve po ju shkon mendja që Faton Peci po korruptohet ju e keni keq, e kemi parë me dëshmi që këta korruptohen”.

    “E kanë kriju këtë tregimin që me të ardh marrë pak me i tha mos jeni more t’u vjedh, me u ndi na pak keq. Nuk kemi nevojë me u ndi keq se e ke kriju një rrëfim në Kosovë se veç katunarët e Drenicës e Deçanit vjedhin, këta që dinë anglisht nuk vjedhin këta, këta s’dinë me vjedh”, ka thënë Nushi ne Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark