‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Erjola i plas lëngun e frutave Meritonit në fytyrë: Ndyrësirë, turp të të vijë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Erjola i plas lëngun e frutave Meritonit në fytyrë: Ndyrësirë, turp të të vijë

    Insajderi
    20 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i Madh u dha dje banorëve të “Big Brother VIP 3” sfidën e radhës që ka të bëjë me buxhetin e javës. Ata kishin mundësinë që të zgjidhnin që të qëndronin pa ujë, pa gjumë ose pa ushqim deri në një njoftim të dytë.

    Pas diskutimeve të shumta mes tyre u vendos që të qëndrojnë pa ujë deri kur Vëllai i Madh të nxjerri një njoftim të dytë. Banorët kanë mundësi që të përdorin ujin vetëm për të pirë dhe në tualete.

    Ata nuk kanë të drejtë që të përdorin as pishinën. Mëngjesin e sotëm ky rregull është thyer nga Meriton Mjekiqi, i cili në një moment është zhveshur dhe ka hyrë për t’u larë.

    Ky veprim nuk është pritur aspak mirë nga banorët, të cilët i kanë kërkuar llogari se pse e bëri një gjë të tillë.

    Një nga banoret që e ka pritur më keq këtë gjest të tij ka qenë Erjola Doçi, e cila teksa kishte në duar një lëng frutash ka marrë dhe ia ka hedhur në fytyrë Meritonit.

    Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani, ndyrësirë. Po rri pa kafe, pa ujë. I ndyrë, lahu tani

    Erjola: Tallesh me bukën tonë dhe ju rrini si pula

    Meritoni: Edhe ju rrini si pula

    Erjola: Edhe më thoje dje nuk jam kalama, ça je ti?

    Meritoni: Merr frymë. Hajde shpirt, drejt

    Erjola: E ke qenin brenda ka fjet gjumë, mos më bëj mua…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark