Nxehet situata, Kaderi largohet nga studio pas deklaratës së Xhenetës për Lumbardhin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nxehet situata, Kaderi largohet nga studio pas deklaratës së Xhenetës për Lumbardhin

    Insajderi
    08 June 2025 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i papritur ka sjellë tension në studion e “E Diell”, ku e ftuar ishte Kader Kicaj. E pyetur për jetën personale, Kaderi tregoi se aktualisht nuk është në një lidhje:

    “Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single,” u shpreh ajo.

    Por atmosfera ndryshoi kur Xheneta, e pranishme gjithashtu në panel, solli në vëmendje emrin e ish-partnerit të Kaderit, Lumbardhit, një emër që u bë i njohur për publikun nga “Big Brother VIP Kosova”.

    Sipas Xhenetës, pas daljes nga formati, ajo është kontaktuar në rrjete sociale nga disa ish-banorë, përfshirë edhe Lumbardhin. “Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin,” u shpreh ajo, duke theksuar se mes tyre nuk kishte pasur asnjë lloj afrimiteti më parë.

    Deklarata e saj nuk u prit mirë nga Kaderi, e cila u duk e mërzitur dhe kërkoi të mbyllte menjëherë diskutimin:

    “A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at,” tha ajo me ton serioz, përpara se të largohej nga studio.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark