Nxehtë, shi, breshër dhe rrufe, çfarë ndodh me motin ditën e enjte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxehtë, shi, breshër dhe rrufe, çfarë ndodh me motin ditën e enjte

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moti ditën e nesërme pritet të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por edhe rikthimin e reshjeve të shiut në disa zona te vendit.

    Sipas SHMU për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore.

    Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

    Përgjatë relieve kodrinore malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                     

    në zona malore 19 deri 31°C

    në zona e ulëta 19 deri 35°C                                                                                                                                                 

    në zona bregdetare 19 deri 35°C


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark