India po përballet me një valë të vapës që disa ditë, ndërsa rekordi është thyer të premten e kaluar kur në një qytet temperatura arriti në 51 gradë celsius.
Për shkak të nxehtësisë, banorët e qyteteve si Valsat, Gujarat, kanë pasur problem edhe me rrugët e tyre, njofton The Independent.
Asfalti ka filluar të shkrihet dhe në të rastis të shohësh edhe sandale të mbetura.
Deri më tani, qindra njerëz kanë vdekur si pasojë e të nxehtit të ditëve të fundit./Insajderi.com