"Nxënës jo i rregullt dhe problematik": Studentja shqiptare në Graz jep detaje lidhur me të dyshuarin për 11 vrasjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nxënës jo i rregullt dhe problematik”: Studentja shqiptare në Graz jep detaje lidhur me të dyshuarin për 11 vrasjet

    Insajderi
    11 June 2025 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona.

    Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.

    Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.

    “I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark