Nxënësi i përjashtuar plagos disa persona në një shkollë fillore në Bosnjë – Insajderi
×
Insajderi

Nxënësi i përjashtuar plagos disa persona në një shkollë fillore në Bosnjë

Insajderi
14 June 2023 - 10:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të krijojnë panik. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.

Kreu i policisë lokale ka konfirmuar për këtë media se fëmija është “vënë nën kontroll” dhe është dërguar në komisariat, teksa gjetur edhe arma e përdorur në sulm.

Sipas informacioneve jozyrtare, nga të shtënat ka mbetur e plagosur një mësuese e anglishtes. Ajo ka marrë një plagë në qafë dhe se po i nënshtrohet një operacioni.


OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark