Nxënësi nga shkolla "Naim Frashëri" në Prishtinë fiton çmim special në fushën e artit figurativ - Insajderi
×
Kulturë

Nxënësi nga shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë fiton çmim special në fushën e artit figurativ

Insajderi
02 June 2020 - 14:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akil Dashevci 13-vjeçar nxënës i Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë  është njëri nga fituesit e çmimit special në fushën e artit figurativ të ndarë nga Qendra “Tirana Art”.

Në këtë garë kanë marr pjesë pjesëmarrës nga, Maqedonia e Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

Në njoftimin e “Tirana Art”, thuhet se ky çmim është ndarë në bazë të pëlqimeve që janë mbledhur në Facebook dhe Instagra,

“Qëndra “Tirana Art” falenderon të gjithë pjesëmarrësit e aktivitetit “The joy of colors”. Të gjithë pjesëmarrësit janë paraqitur me krijime të mrekullueshme. Proçesi i përzgjedhjes, ka qënë mjaft i vështirë për Qëndrën Tirana Art. Çmimet për sesionin e parë “Temë e lire” bazuar në numrin e pëlqimeve të mbledhura në Facebook + Instragram, në faqet zyrtare të Tirana Art, deri në afatin përfundimtar të përcaktuar, datë 30 Maj 2020”, thuhet në njoftimin e qendrës.

Përvec nxënësit të shkollës “Naim Frashëri”, nga Prishtina në mesin e fituesve ka pas edhe tjerë nxënës nga Kosova.

“Ҫmimet Speciale: 1- Liburn Zogaj 11 vjeç nga Gjermania, 2- Erden Muda,11 vjeç nga Peshkopia,Shqipëri, 3- Tea Kamberi, 13 vjeç nga Tirana, Shqipëri, 4- Akil Dashevci, 13 vjeç nga Prishtina, Kosovë, 5- Kaltrina Kllokoqi nga Prishtina, Kosovë”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërsa shkolla “Naim Frashëri” ka uruar nxënësin e tyre të klasës së gjashtë për këtë arritje të suksesshme.

“Urime për Akilin , nx i kl 6/2 , i cili u nderua me çmimin special në fushën e artit figurativ”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Insajderi.org

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1106086436437222&id=151102955268913&__xts__[0]=68.ARBKuSbu2uO5DSOxtvh63gvyXLfLPB_DyWT62ICU7cu5UYMBk1RQH5br2YO6KMRseXcc_ZkcJ9lVrVV2V_xVoQKpiIezLnRaeFigCjlSfAyqM6czeBC5Pz4ssaGLrae_6jIaJNKmP0C6R6jAx7TfK2CqyNR1JE7v5zFbdPcghUpcXNV4DUQOkGXYH01UCdknHIFlIs9cH03vHP5AqnN5N3KLmTAqOAzfxB3X9U6Xysy1xI8PII_0ThxC6DzWL9Lq-rGBnSt8ySZmkarm7sajil5-7GCe0owgpk9ok0tZ0sJSw1J0cyjYMK970hsYmXFn91sErOfBBgneorATSoEBpUAPK5DuMg5KJ6pz5UP0erEEPJLPXhWSANA2YT4SxBl9Xmo2t3Bl9prisJ733bG_mI0B7qGyrPgWyaL2Ed226nq6NPn4NWZFWSKnd8OBnPDZuFaUr9-BsQAmTkBntKrPxXffWC4apPSBnCoPVLW2275C3v0goRjoog9-&__tn__=-R

 

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark