Në fshatin Astrazup në Malishevë është raportuar se një nxënës e ka ekspozuar armën në shkollë fillore, raporton Insajderi.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar për medie.
“Lidhur me rastin është njoftuar prindi i nxënësit i cili pranon se nxënësi ka armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. /Insajderi.com