Nxënësit marshojnë në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit marshojnë në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin

    Insajderi
    18 November 2016 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës kanë filluar një marsh protestues në kërkim të zbardhjes së rrethanave të vdekjes së aktvistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

    Marshi ka filluar në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Marshi është duke u zhvilluar edhe pse Ministria e Arsimit ka kërkuar që ai të mos mbahet.

    I ndjeri Dehari ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ishte arrestuar më 30 gusht të këtij viti nën dyshimin se së bashku me aktivistë të tjerë të kësaj partie kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës me zollë.  Ai vdiq më 5 nëntor.

    Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi që nga koha kur u dha lajmi për vdekjen e tij ka hedhur dyshime për rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark