Nxënësit qajnë para shkollës për shokët që vdiqën tragjikisht në Bullgari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxënësit qajnë para shkollës për shokët që vdiqën tragjikisht në Bullgari

    Insajderi
    23 November 2021 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përpara shkollës fillore Ismail Qemali në Shkup, nxënësit kanë qarë pasi morën lajmin se pesë shokë të shkollës, të gjithë nga një familje, kishin vdekur nga aksidenti tragjik në Bullgari, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

    11-vjeçari Blerim Bushi tregoi se sa e ka mërzitur lajmi për vdekjen e shokut të tij.

    “Ergini ishte shoku im. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Shumë i mirë. Më vjen shumë keq që vdiqën”, tha Blerim Bushi për Reuters.

    Ndërkohë Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

    Ai foli për Reuters lidhur me gjendjen shëndetësore e emocionale të vajzës së tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark