Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur ditë më parë në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Në pamjet që me sa duket janë xhiruar nga vetë nxënësit dhe më pas janë hedhur në rrjete sociale, shihen disa nxënëse të kësaj shkolle duke u rrahur brenda klasës.
Dy vajza të kësaj klase shihen duke u rrahur me grushte me njëra-tjetrën, teksa një tjetër vrapon t’i ndajë.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin, Bedri Cahani i cili tha se janë duke e trajtuar me seriozitet çështjen.
“Jemi duke u marrë seriozisht me çështjen. Ishim në ekskursion me maturantët”, tha Cahani për Insajderin.
Ndërkaq ai shtoi se komisioni ka biseduar me prindërit edhe nxënësit, ku shpejtë priten edhe vendimet e tyre
“Komisioni ka biseduar me prindërit dhe nxënësit shumë shpejt do t’ju njoftojmë me vendimet e komisionit”, tha ai për Insajderin.