Zëvendësshefi i “Atlantic Council”, njëra prej organizatave më prestigjioze botërore në fushën e sigurisë, Damon M. Wilson, ka shkruar sot në rrjetin social Twitter se New York Times ka botuar një imazh të rremë të Kosovës si gjoja vatër të radikalizmit.
Wilson ka theksuar se Kosova është shteti më pro-amerikan në botë dhe se ajo e lufton ekstremizmin më mirë së shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.